Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

“Mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve”/ Mato Lale i kundërpërgjigjet deklaratës së Noizyt

Reperi i njohur Mato Lale ka reaguar pas deklaratave të Noizyt ku ky i fundit i  kërkoi publikisht Luana Vjollcës t’i heqë foton e tij të cilën e kishin përdorur gjatë një loje në programin e saj.

Ndonëse pritej një reagim nga moderatorja, reperi nuk i ka kursyer disa fjalë për Noizyn në Instagramin e tij. Në postimin e tij në InstaStory, Mato sqaron ‘dissin’ që i bëri Varrosit gjatë lojës në program dhe i kundërpërgjigjet deklaratës së Rigels Rajkut.

“Varros më beso që po mundohem për mirë vëlla, të të ringjall se ai shoku yt sheh jetën e vet e di ti. Hajde bëjmë dhe ne sikur zihemi se po u shajtëm pajtohemi prapë se nuk u bë nami.

Më këlyshat kujdes se këlyshat vetëm te ty s’rriten kurrë, ktej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim gjërat tona, siç do bëje ti po të ishe i ftuar ti. Por gjithsesi mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet duke mbledhur ndonjë lek për të shtyë muajin”– shkroi Mato.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X