Alisa dhe Urimi ishin cifti që së bashku u bënë “konkurenti” i parë që u larguan javën e kaluar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova”, nisur nga mungesa e aktivitetit në reality show dhe po ashtu nga “pranku” i shkuar keq me shtatzëninë. Megjithatë duket se Alisa ksihe vendosur që pasivitetin brenda shtëpisë ta kompesonte në Prime-n e sotëm, teksa është përfshirë në një debat me tone të ashpra me opinionistin Olti Curri.
Ishte vetë ajo që nisur nga Prime i kaluar, kur Olti kishte nxjerrë një foto me bikini të Alisës, duke treguar që në fakt nuk ishte fare e turpshme apo e rezervuar sic hiqej brenda shtëpiës, këtë spektakël ju kundërvu bloggerit të njohur, duke i thënë se pse e ka gjykuar në lidhje me këtë, kur askush nuk di asgjë për jetën e tij private.
Përgjigja e Currit ka qenë e menjëhershme, duke argumentuar se ai ka një karrierë të gjatë në telefon dhe famë mjaftueshëm që të mos “shesë” intimitetin e tij, ashtu sic ka bërë cifti i rrjeteve sociale. Po ashtu Olsi i kërkoi Alisës të shohë vendin e saj në program, pasi ishte konkurente dhe duhet të bënte konkurentet kur duhej e jo opinionisten tani që gjendet jashtë formatit.
Duke folur edhe njëherë për foton e lartëpërmendur, Alisa u shpreh se nuk ka pasur asgjë të keqe, pasi ishte e postuar në Instagram dhe jo “OnlyFans”, ndërkohë që Olti i është drejtuar me frazën: “Ti ose nuk prekesh ose kalon në Onlyfans, kjo është cmenduri!”, duke hedhur poshtë kështu përmendjen e pavënd të aplikacionit për të rritur, duke qenë se fotoja e saj nuk u tregua apo nuk u argumentua mbi të, me këtë logjikë.



