Tuesday, February 10, 2026
spot_img

Latest Posts

I dedikoi rikthimin pas 25 vitesh në Fest 61, shikoni sa është rritur vajza e Elsa Lilës

Rikthimi i këngëtares Elsa Lila në Fest 61 pas 25 vitesh u shoqëtua me mjaft bujë. Ngjitja e saj në skenë ishte mjaft emocionuese. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj. Elsa e ka shkruar dhe kompozuar vetë këngën, me të cilën i emocionoi të gjithë në Pallatin e Kongreseve.

E kemi parë të vogël fare/ I dedikoi rikthimin pas 25 vitesh

E përfshirë në emocione ishte edhe vajza, Evita e cila ishte e ulur në rreshtat e sallës së Pallatit të Kongresve ku u shfaq me sytë me lot.

Evita është 11 vjeç dhe duket se ka trasheguar tiparet e nënës së saj.

E kemi parë të vogël fare/ I dedikoi rikthimin pas 25 vitesh

Kujtojmë se Elsa është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas akuzave për trafikim droge.

Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti dhe dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale.

Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe. Ajo kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës. Elsa debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X