Pasi kaluan disa ditë të bukura dhe pas puthjes Getinjo dhe Vivien duket se filluan zënkën e parë.
Çifti simpatik i Big Brother Vip Kosova u duk se po debatonin lehtë por gjërat morën kthesë aq sa reperi paralajmëroi se nga ai moment gjërat mes tyre do të ndryshojnë. Gjithçka nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina.
Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër. “S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo. Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë.
Më tej ai i tha se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij. Nga ana e saj Vivien, vijoi të këmbëngulë se Getinjo nuk duhet ta kishte bërë atë koment që në fillim. Reperi në fund i tha se gjërat do të ndryshojnë që nga ky moment. Getinjo ka thënë se nuk ka kompleks nga veprimet e tij dhe theksoi se nuk duhet t’i vijë turp.



