Fifi di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes! Së fundmi, këngëtarja e njohur është ngjitur në skenën e “Fest 61” me Flori Mumajesin, ku kanë kënduar së bashku.
Jo vetëm kaq por ajo ka konfirmuar edhe një lajm mjaft të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur dicka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se cdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenë e cila u shfaq mjaft e emocionuar.



