Është e pazakontë, shumë e pazakontë që një VIP shqiptare të pranojë operacionet plastike. Ndonëse shumica e vajzave të showbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, shumë pak prej tyre e pranojnë hapur. Ne po ju rendisim 10 prej tyre që e kanë pranuar dhe që në fakt i kanë qarë operacionet plastike.
1.Nora Istrefi ka pranuar që ka fryrë buzët në një intervistë. “I kam fryrë veç pak buzët”, u shpreh këngëtarja dhe duhet thënë që buzët i kanë dhënë vërtet një pamje krejt tjetër Norës.
2.Françeska Jaçe ka bërë hundën dhe e ka pranuar vetë pak kohë më parë në emisionin e Rudinës. “Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa. E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshës…”, tha modelja.
3.Lori Hoxha jo vetëm që e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje, por ka dhënë edhe arsyen pse e ka pranuar, duke thënë se nuk do që vajzat e vogla të mendojnë se ajo është perfekte. Blogerja nuk e ka thënë ende se çfarë operacionesh plastike ka bërë konkretisht, por rëndësi ka që vërtet duket bukur.
4.Me siguri e prisnit edhe Roza Latin në këtë listë. Duke qenë tip i sinqertë, Roza i ka pranuar ndërhyrjet dhe madje ka njoftuar para se t’i nënshtrohej operacionit. Moderatorja ka bërë buzët, hundën dhe gjoksin.
5.Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e showbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike. Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj. Ndërsa së fundmi këngëtarja po përflitet që ka bërë edhe gjoksin.
6.Që Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme. Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike. Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën. Gjithashtu Dafina ka bërë edhe buzët që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe më të bukur.
7.Aurela Hoxha është përfolur shpesh se i është nënshtruar operacioneve plastike megjithatë modelja ka pranuar që ka bërë vetëm buzët. Çfarëdo operacioni plastik të ketë bërë, Aurela duhet ta pranojmë që e ka ndryshuar shumë dhe gjithmonë për mirë.
8.Edhe pse mosha kalon, Albërie Hadërgjonaj mbetet një nga femrat më seksi shqiptare e kjo ka bërë që këngëtarja të përflitet shpesh se ka bërë operacione plastike. Por e ftuar tek “Xing me Ermalin” Albërie tha se i vetmi operacion që ka bërë është hunda dhe madje për këtë operacion është bërë pishman.
9.Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon. Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin. “Më ka dhembur shumë shpina”, është shprehur ajo. Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.
10.Nuk mund të harronim pa futur në këtë listë edhe Çiljetën e cila i habiti të gjithë pak kohë më parë kur tha se do të zvogëlonte gjoksin. Ashtu ndodhi dhe këngëtarja e zvogëloi gjoksin me 3 numra. Me gjoks të madh, apo me të vogël, Çiljeta mban ende fronin e një prej vajzave më seksi shqiptare. Këngëtarja ka bërë gjithashtu edhe hundën tre vite më parë.