Wednesday, February 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Festivali i Këngës 61, kush ishin fituesit e mbrëmjes së djeshme, nga Elsa Lila tek Rovena Dilo. Ja çmimet e rëndësishme që rrëmbyen

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e madhe e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

Nën prezantimin e Arbana Osmanit, këtë edicion u dhanë 6 çmime, 5 prej të cilave u ndanë nga juria profesioniste, ndërsa publiku zgjodhi me votim këngën përfaqësuese të vendit tonë në Eurovizionin e ardhshëm.

Fituesja e çmimit të parë të Festivalit ishte Elsa Lila me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike.

Rovena Dilo u zgjodh fituesja e çmimit të Karrierës, në këtë edicion të 61 të Festivalit të Këngës. Ky çmim jepet për ata artistë që kanë kontriubuar për më shumë se dy dekada në muzikën shqiptare.

Erma Mici është shpallur fituesja e çmimit “Artisi më i mirë debutues”, çmimi i parë që u nda në natën finale të Fest 61.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X