Ka përfunduar mbrëmë nata finale e “Festivalit të Këngës”.
Juria profesionale e edicionit të 61-të nxori fituese të festivalit Elsa Lilën me këngën “Evita”, ndërsa të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong me votat e publikut u zgjodh Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.
Por sa i përket vërtetësisë së këtyre votave ka reaguar Adrola Dushi. Dihet që Adrola mbështeste fort Elsa Lilën.
Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit.
“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, shkruan ajo në një postim.

Në një tjetër imazh të kapur brenda dyqanit ajo shkruan, “Këto fletat e bardha janë biletat e festivalit… Cila është arsyeja që paraqiten me këtë biletë në dyqanet e Vodafon?!? Rregullore e re?! Ja pra ç’do të thotë televotim në Shqipëri. Faleminderit festival.”





