Sërish debat mes Vivien dhe Getinjos. Ndonëse kanë vetëm pak ditë si të lidhur, dyshja po vijon të ketë debate brenda shtëpisë së Big Brother Kosova. E duket se këtë herë arsyeja ka qenë një tekë e Getinjos.
Reperi i ka kërkuar Vivien që të flejë i vetëm, por duekt se ajo nuk ka reaguar edhe shumë mirë. Kaq ka mjaftuar që mes dyshes të shpërthejë një tjetër sherr. Kjo nuk është zënka e parë e tyre. Edhe pak ditë më parë ata u përfshinë në një tjetër sherr. Çifti simpatik i Big Brother Vip Kosova u duk se po debatonin lehtë por gjërat morën kthesë aq sa reperi paralajmëroi se nga ai moment gjërat mes tyre do të ndryshojnë.
Vivien ka shpërthyer në lot pas sherrit me Getinjon. Kanë qënë disa banore që janë munduar me e qetësuar



