Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi është kaq shumë e komentuar. Mirëpo, së fundmi, asaj i ka ndodhur një e papritur.
Artistja do të performonte në një koncert për mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por ajo nuk do të marrë pjesë.
Përse?
Shkak u bë refuzimi i vizës. Këtë lajm ajo e ka bërë me dije vetë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar ndër të tjera ajo.




