Wednesday, February 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Dirigjenti i Elsa Lilës zbardh prapaskenat : Albina ka blerë votat

Mbrëmjen e 22 dhjetorit u zhvillua finalja e Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.

Nën prezantimin e Arbana Osmanit, këtë edicion u dhanë 6 çmime, 5 prej të cilave u ndanë nga juria profesioniste, ndërsa publiku zgjodhi me votim këngën përfaqësuese të vendit tonë në Eurovizionin e ardhshëm.

Fituesja e çmimit të parë të Festivalit ishte Elsa Lila me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën “Atomike.

Ndërkohë dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi ka reaguar lidhur me fitoren e çmimit të parë të këngëtares, çmim i dhënë nga juria.

Melozzi e cilësoi këtë këngë si fantastike, me një harmoni të shkëlqyer dhe të sofistikuar, teksa ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi.

Edhe modelja e njohur Adrola Dushi që po bënte tifo për Elsa Lilën ngriti dyshime për vlefshmerine e votave përmes SMS te publikut.

Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit.

“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, shkruan ajo në një postim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X