Wednesday, February 11, 2026
spot_img

Latest Posts

Gazetaret e njohura përloten në studio, ja cila ishte arsyeja tepër prekëse

Jemi mësuar që dyshja simpatike e “Pardon My French” Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro të na dhurojnë të qeshura, batutat dhe sigurisht intervista ekskluzive, megjithatë vajzat, që veçse kolege janë edhe mikesha shumë të mira, sot kanë dhënë një intervistë ku edhe na kanë emocionuar, madje përlotur. 

Në “Ftesë në 5” këtë pasdite, me Bieta Sulën, ka qenë fillimisht Elona Duro që nisur nga atmosfera e festave të fundvitit ka kujtuar gjyshërit e saj, dhuratat që ata i bënin dhe e përlotur ka ndarë kujtimet që ata i kanë lënë. Ndërkohë Jonida, e ka pasur gati të pamundur të flasë fillimisht, teksa mes lotësh ka rrëfyer se si ky vit ka qenë vërtetë i vështirë për të pas humbjes së babit të saj. 

Ndonjëherë thonë që njerëzit me të qeshurën më të bukur, janë ata që bartin dhimbjen e madhe. Nuk e dimë nëse është ky rasti, megjithatë është pak por e sigurtë që ata që të bëjnë të argëtohesh, po ashtu të emocionojnë më shumë. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X