“Big Brother Vip Albania 2” i ka nxehur motorrët. Banorët pjesëmarrës kanë filluar të krijojnë grupet dhe lojën e tyre, e për pasojë kjo ka sjellë edhe sherret dhe mospëlqimet e para.
Ndër konkurrentët që duket se nuk e kanë qejf njëri-tjetrin janë Olta Gixhari dhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit e ka shprehur haptazi në një bisedë me Kejvinën dhe Zhaklinën se e bezdis shumë arroganca e aktores.
“Më acaron ajo indiferenca dhe arroganca e Oltës. Nuk e marr vesh domethënë. Nuk jemi këtu për të parë Oltën. E thotë fjalën edhe ikën. Ma shpif.”



