Olta Gixhari është shndërruar padiskutim në një ndër banoret më të komentuara të BBV Albania. Së fundmi, ajo ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Zhaklinës, e cila u shpall edhe më e preferuara e publikut, ku zgjodhi që të dërgonte në rulotë aktoren së bashku me tenorin, Armaldo.
Mirëpo, Olta nuk e ka lënë me kaq.
Teksa ka qenë duke biseduar me Luizin, ajo ka thënë për Zhaklinën: “Po të ishte e zgjuar, ajo duhet të kishte zgjedhur ty dhe Kiarën”. Menjëherë, Luizi i mbështeti mendimin Oltës.



