Balerina Isida Mollaymeri rrëfeu një intervistë për Euronews Albania momentet më të vështira në karrierë.
Mollaymeri u shpreh se parimi i profesionit të saj është që ‘shfaqja duhet të vazhdojë’ dhe pikërisht këtë ka bërë ajo në dy momente të vështira kur ka humbur njerëz të dashur.
Ajo tregoi se i ishte dashur të kërcente ditën që shoqja e saj e ngushtë, Adelajda kishte ndërruar jetë, dhe i gjithë publiku ishte ngritur në këmbë bashkë me të.
“Kur ka vdekur shoqja ime Adelajda mua më duhej të kërceja atë ditë, ka qenë opera Traviata dhe unë isha solistja nuk kisha një zëvendësuese. Adela ka vdekur në mëngjes dhe unë duhet të kërceja në darkë. Mbaj mend që i gjithë publiku është ngritur në këmbë se unë kërceja dhe më dalloheshin lotët që rridhnin. I gjithë publiku është ngritur në këmbë dhe ka mbajtur një minutë heshtje”, tregoi balerina.



