“Big Brother VIP” u prit me padurim pas një sezoni të parë të suksesshëm dhe po ndiqet me mjaft kuriozitet nga shikuesit që prej nisjes së tij të shtunën e 24 dhjetorit.
Kështu çdo lëvizje e banorëve po ndiqet me vëmendje nga ndjekësit detajistë, të cilëve nuk iu shpëton asgjë. Së fundmi në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” ka ndezur debat mes ndjekësve dhe ka ngritur pikëpyetje në lidhje me rregullat dhe vërtetësinë e programit.
Në rulotën ku qëndron aktorja Olta Gixhari, shfaqet papritur një aparat, në dukje karikues “Samsung”.



