Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është kthyer në një nga personazhet më të dashur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Përmes humorit të tij ai ka shprehur hapur pëlqimin që ka për moderatoren e njohur, Kiara Tito.
Kiara ka vendosur ta marrë lehtë simpatinë e shprehur të Luizit duke mos u treguar e prerë ndaj tij.
Këngëtari së fundmi me ndihmën e Kejvinës i ka bërë një dhuratë moderatores.
“Faleminderit që ekziston”, shkruan Luizi në dhuratë.
Më pas ai ka vijuar të shkojë tek dhoma e gjumit, në të cilën gjendet Kiara teksa fle.
Ndërsa Luizi përpiqet t’ia bëjë surprizë moderatores, kjo e fundit është ngritur e trembur.



