Elhaida dhe Lediani kanë komentua në “Dancing With The Stars”, komentet dhe kritikat që kanë marrë pas puthjes së tyre. Elhaida tha se Lediani kishte vendosur të mos jepte shpjegime më shumë, pasi nëse nis diçka e re është e logjikshme që diçka më e “vjetër” ka përfunduar dhe kjo gjë ska nevojë për shpjegim. Ndërsa balerini u shpreh se nuk e mendonte që puthja do merrte këtë lloj përmase, por ndjenjat mes tyre janë reale.

Lediani: Unë kam dashur ta bëj një sqarim, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq.



