Kiara Tito është kthyer në një nga personazhët më të pëlqyer dhe të komentuar që pas hyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP2”.
Një nga arsyet kryesore është raporti i saj me këngëtarin e njohur, Luiz Ejlli.
Luizi që në nisje të eksperiencës së tyre si banorë në shtëpinë e famshme ka treguar hapur pëlqimin për moderatoren.
Nga veprimet e saj Kiara duket se nuk ndan të njëjtin interes ndaj tij dhe këtë e ka vërtetuar së fundmi edhe shoqja e saj e ngushtë.
Liesa Haxhiasllani ka postuar një InstaStory krahas së cilës shkruan:
“Unë duke u përpjekur të lidhem me Kiarën për t’i thënë që mirësia e saj po merret si flirt”.




