Thursday, February 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Dalina Buzi ka dy fjalë për Elhaidën dhe Arditin mbas finales të “DWTS?”

Anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur së fundmi rreth finalistëve të spektaklit të kërcimit.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, producentja u pyet për humbjen e Ehaida Danit dhe Ardit Çunit, të cilët shiheshin si pretendentët kryesorë për fitoren e “DWTS.”

Elhaida ka fituar gjithçka, perveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”- shkruan Dalina Buzi për Elhaidën.

Sa i përket Ardit Çunit, Dalina thotë:

Secili ka kohën e tij. Ndoshta duket se Ardit nuk është vlerësuar, por unë mendoj që këto eksperienca po e përgatisin për diçka më të madhe. Më ka bërë përshtypje si pas daljes nga “BBV” e ktheu Instagram-in e tij në një “podcast”, pra vuri humbjen në funksion të tij. Ka treguar që është talent në kërcim dhe që punon fort. Më pëlqeu që erdhi edhe tek “afterparty” edhe pse i mërzitur nga humbja”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X