Thursday, February 12, 2026
spot_img

Latest Posts

Olta-Zhaklinës: Ti sot duhet të na kërkosh falje

Zhaklina dhe Olta janë përballur mbrëmjen e sotme. Zhaklina u shpreh se sulmet e Oltës kanë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia ndërsa Olta sqaroi për herë të parë krisjen që ka patur me të.

Olta: Unë nuk jam e çmendur që të nis luftë me dikë që nuk më ka bërë asgjë. Kam arsyet e mia. Ditën që na kanë ardhur mesazhet nga familja, Zhaklinën e përqafova dhe bëmë paqe. Pas këtij veprimi, Zhaklina më tha ma laj pak filxhanin, kjo ishte e tmerrshme. Kur ishte te ruloti nuk kam shkuar asnjëherë sepse nuk e kam për detyrë, do rri me banorët që shoh interesant. Ndërsa Zhaklina ka bërë të kundërtën. Kur isha të ruloti ka ardhur disa herë dhe më ka thumbuar.

Olta-Zhaklinës: Ti sot duhet të na kërkosh falje, na ke

Olta i drejtohet Zhaklinës: Unë nuk kam ardhur kurrë të të thumboj ty. Ti e ke bërë që ditën e parë të spektaklit. Kur u bë hapja e spektaklit, ishte hera parë që e shihja. Ishte një moment që u ndjeva shumë keq. Thashë pushoni pak që të dëgjoj Arbanën dhe Zhaklina tha dëgjoje ti dhe na i trego. Ishte hera e tretë që bënte një batutë të tillë. Guxoi të më prishte festën pa më njohur. Unë prisja sot të më kërkoje falje sepse kemi kaluar një protokoll të tërë për të hyrë në shtëpi. Kjo nuk është lojë e thjeshtë, nëse nuk e përballon dot. Nëse ke probleme të shëndetit mendor ti sot duhet të na kërkosh falje sepse atë ditë na ke vënë në presion të paparë. Mendoj që është shumë e rëndësishme që ti të na kërkosh falje sepse e para ke gënjyer. Unë kur kam hyrë këtu më kanë pyetur: ke probleme? Merr ilaçe? Dhe kam treguar të vërtetën. Ti ke gënjyer produksionin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X