Tea, Luizi dhe Kiara kanë qenë të vetmit banorë të cilën kanë zgjedhur t’i qëndrojnë pranë Gentit pas debatit të tij të ashpër një natë më parë me aktoren Olta Gixhari.
“Olta mund të hajë çdo gjë, por jo çdo gjë haet”, i ka thënë Genti Oltës gjatë një bashkëbisedimi për gatimet.
Kjo frazë e thënë nga Genti e ka mërzitur aktores e cila gjatë një bashkëbisedimi me Amosin i tha se sjellja e aktorit ndaj saj nuk është normale dhe se nëse fjalët e thëna nga ai kundrejt saj do ishin thënë jashtë shtëpisë atëhere situata do të kishte degraduar.
Më tej ajo u shpreh se bashkëshorti i saj i cili e ndjek nga televizori e sigurit që nuk do i kenë pëlqyer aspak ato çfarë Genti i tha asaj.
Teksa qëndronin jashtë në oborr, Tea e ka krahasuar situatën e krijuar me Gentin me atë që i ndodhi Zhaklinës pasi edhe ajo pati një përplasje me aktoren.
Ajo tha se Olta po bën fushatë politike kundër Gentit, megjithatë tha se pjesa tjetër e banorëve nuk janë larguar prej tij vetëm për këtë shkak.
Genti: Ajo u kap një fjale, dhe shfrytëzoi rastin që të gjithë keni pas me mua gricje, dhe erdhi tek ju me radhë….



