Friday, February 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Megi Pojanin do ta shohim në këtë program në ‘Top Channel’

Edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Albania’ ka nisur prej pak javësh, teksa në këtë hark relativisht të shkurtër kohor kemi parë eleminime nga shtëpia, largime, debate e drama, ndërsa ditën e nesërme do të shohim edhe Prime-n e tretë për këtë sezon. Megjithatë ajo që kishte munguar deri më tani ishte emisioni traditë i së dielës në ‘Top Channel’, ai që historikisht i është dedikuar fansave. 

Po flasim për ‘Fan Club’, që mesa duket do të nisë këtë të dielë, por me ndryshime të reja, madje thelbësore. Kështu, sipas promo-s zyrtare nga televizioni, drejtimi i programit këtë sezon i është besuar Megi Pojanit, që sapo ka mbyllur aventurën si finaliste e ‘Dancing With the Stars’ dhe për herë të parë do të drejtojë një emision kaq të ndjekur. 

Sipas news 31 megjithëse në promo nuk flitet për opinionistin, po ashtu një pozicion traditë në këtë program, burimet thonë se do të jetë Ardit Cuni, i cili është përfolur edhe më parë për një rol të tillë në produksionin e ‘BBV’. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X