Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” u diskutua marrëdhënia e Luizit me Kiarën. Luizi ka shprehur që në fillim pëlqimin e tij për moderatoren, ndërsa Kiara tha mbrëmjen e sotme se ai ia ka bërë këtë eksperiencë më të bukur.
Arbana: Si po ndiheni ju të dy?
Kiara: Mirë ka momente të mira, ka momente kur jemi të mendueshëm ,se ndryshe është këtu dhe ndryshe interpretohet nga jashtë.
Arbana: A ke ndjenja ndaj Kiarës?
Luiz: Ndjenja që ka, ka. Dicka ka, se e kuptoj kur bëhem me nerva që prapë nuk mbaj dot inat!
Kiara:Mendova se kjo është stretegji i ketij në fillim , por me kalimin e kohës, kam filluar ta besoj deri diku nga shikimi. Se këtë e tradhtojnë sytë.
Arbana: Kjo të pëlqen apo jo ?
Kiara: Arbana sigurisht që kjo është lojë dhe kemi hyrë vetëm. Por sigurisht që po të thoja që s’më bëhet qejfi do ishte gënjeshtër se Luizi po ma bën këtë eksperiencë edhe më të bukur. Unë me Luzin kam krijuar një mur, por këtë e bëj dhe jashtë se dua kohë ta njoh dikë.
Luiz: Në fillim nuk prisja që të më hidhej në krahë, normalisht që do bënte të vështirë, por më pas e kuptova se ajo ka natyrën e vetë , rregullat e saj dhe për këtë jam i lumtur.



