Friday, February 13, 2026
spot_img

Latest Posts

Pse u nda Kiara Tito nga Butrint Imeri, probleme me familjen e këngëtarit dhe tradhti

Kiara Tito është një ndër banoret që ka qenë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në “Big Brother VIP”. Moderatorja, teksa ka biseduar me Amosin, ka folur së fundmi për lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjeç të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar. Ne kemi folur, por për rikthim nuk kemi biseduar”, u shpreh Kiara. Kujtojmë se Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Ata janë përfolur gjatë për një lidhje, të cilën nuk e pranuan kurrë. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.

Mirëpo, i ftuar disa javë më parë në “Zemër Luana”, Butrinti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Artisti u pyet se përse u nda nga Kiara Tito. “Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”, u përgjigj asokohe Imeri duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur një romancë mes tyre.

Më pas, Kiara u ftua me gjyshen e saj, te “Rudina”, ku moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha: “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze”.

Por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?”. Ndërsa më tej shtoi: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra, për një raport serioz, ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale. Rrugës mund të ndodhë gjithçka”.

Thashethemet për lidhje nisën nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit, “Hajt Hajt”. Në media është folur se ka qen pikërisht nga e Butrintit shkaku i ndarjes së dyshes.

Duket se familja e Butrintit nuk e ka mirëpritur këtë lidhje dhe një nga arsyet ka qen pikërisht mosha e vogël që të dy kishin. Mamaja e artistit ka pasur shumë ndikim tek i biri, duke sjellë edhe shkëputjen e tij nga moderatorja. Në kohën e ndarjes së dyshes, të shumët ishin zërat që flisnin edhe për një tradhti të këngëtarit kosovar ndaj Kiarës. Duke qenë një ndër emrat më të preferuar të jetës së natës dhe të shumë femrave, duket se tradhtia i dha goditjen e fundit marrëdhnies me Kiarën.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X