Luiz Ejlli ka tronditur gjatë mbrëmjes së Prime-t mbarë opinonin publik.Këngëtari rrëfeu se ishte i sëmurë me tumor por më pas e gjithë deklarata u hodh poshtë nga vetë ai i cili u shpreh se historia nuk është e tij por e një shoku duke mos dashur ta identifikojë atë.
Më pas ai doli nga shtëpia për të kryer disa ekzaminime në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Më pas mjekia e spitalit në një lidhje të drejtëpërdrejtë me spektaklin deklaroi se Luizi gëzon shëndet të plotë.
Pasi u rikthye në shtëpi këngëtari nuk u mirëprit dhe aq mirë nga banorët të cilët përveç sulmeve ndaj tij zgjodhën dhe të distancoheshin, kjo gjë u vu re gjatë darkës pas spektaklit ku të gjithë banorët po qëndronin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Luizi ishte vetëm.
Nga ana tjetër rrjeti është ndare në dy anë: Ata të cilët e mbështesin Luizin dhe ata të cilët janë tyë shokuar nga kjo situatë. Mirëpo më rrjetet sociale shihet se dominon një numëri madh komëntesh të cilët i dalin në mbrojte këngëtarit. Madje disa prej tyre e kanë krahasuar me edicionin e vitit të kaluar në “BBVIP”, ku Donaldi u ‘sulmua’ nga produksioni për lidhjen e tij me Beatrix.






