Sunday, November 24, 2024
spot_img

Sekretet për të ruajtur peshën e atyre që me vështirësi e kanë humbur!

- Advertisement -..

Teksa shumë mendojnë që sfida më e vështirë është të humbin peshë, ka të tjerë që padyshim janë të idesë se mos marrja e kileve të humbura është detyrë e pamundur.

Sigurisht që nuk është e pamundur. Ti mund t’i humbësh kilet dhe njëkohësisht mos t’i rikuperosh ato.

Shije ju rendit më poshtë 8 mënyra sesi ta arrini këtë. Nga informacionet e mbledhura rezulton se këtë rrugë kanë ndjekur edhe shumë njerëz të tjerë dhe ka qenë shumë efikase.

Ja cilat janë ato:

Respektimin e orareve të ngrënies. Mos harroni minivaktet.
Konsumimi i frutave dhe perimeve të stinës. Asgjë jashtë stine.
Minimumi konsumimi njëherë në ditë i sallatës. Rekomandohet sallata jeshile, me rukola, lakra e bardhë dhe e kuqe, me domate dhe kastravec etj.
Pakësoni sa të mundeni yndyrën në gatim. Përdorni vajin e ullirit më shumë.
Përdorni bukën e thekrës dhe atë integrale, një fetë në ditë.
Dieta ushqimore duhet të ketë plot proteina. Mos harroni frutat e thata. Më pak makarona me pana.
Pini shumë ujë. Shmangni pijet me gaz dhe alkoolin në maksimum. Mos e teproni në raste festash, pasi i gjithë mundi shkon dëm.
Duhet të ecni. Shmangni urbanin apo makinën për distancat e shkurtra. Ecni në këmbë ose përdoni një biçikletë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X