Vakt midis mëngjesit dhe drekës: omletë me 2-3 vezë dhe kërpudha. Kafe me krem kokosi
Dieta mesdhetare njihet si dieta më e shëndetshme për ata të cilët duan të jetojnë më gjatë. Kohët e fundit ama po flitet për dietën Poppi e cila thuhet se të shton 10 vjet jetë në vetëm 21 ditë. Dieta e përshtatur nga kardiologu Dr Aseem Malhotra dhe atleti Donald O’Neill, ‘lindi’ në një fshat të vogël të Italisë, Pioppi.
Fshati është quajtur si “fshati më i shëndetshëm në botë”, pasi mosha mesatare e banorëve është 100 vjeç, 10 vjet më e lartë se mosha mesatare në botë. Kjo dietë është e pasur në yndyrna dhe inkurajon personat që e ndjekin këtë dietë të konsumojnë shumë perime, arra, bishtajore dhe peshk por nuk duhet konsumuar mish i kuq, shumë karbohidrate dh ëmbëlsira.
Dieta Poppi fillon çdo mëngjes me një lugë uthull molle e cila mendohet se zbut veprimin e acidit të stomakut, ul tensionin në gjak dhe ndihmon në rënien nga pesha.
Një ditë tipike me dietën Pioppi.
Jo mëngjes: vetëm kafe me krem kokosi
Vakt midis mëngjesit dhe drekës: omletë me 2-3 vezë dhe kërpudha. Kafe me krem kokosi.
Dreka: midhje të konservuara; kos me yndyrë të plot dhe manaferra. Një dorë arra dhe kanellë të përziera bashkë.
Darka: biftek me spinaq dhe sallatë avokado; dy copa çokollatë të zezë; një filxhan çaj.
Kjo dietë të jep mundësinë e konsumimit të ushqimit të freskët dhe të shëndetshëm si proteina të pakta dhe vaj të virgjër ulliri