Ky edicion nisi shumë vrullshëm që nga debatet e ashpra mes Oltës dhe Zhaklinës e deri te ‘gënjeshtra e Luizit’. Vetëm pas daljes së Zhaklinës në rrjetë qarkulloi ‘sekreti’ pse Olta donte me çdo kusht të nxirrte jashtë loje Zhaklinën.
Megjithatë nga publiku nuk pati shpërthime si ndodhi me situatën e Luizit e cila është akoma e pa qartë.
Por së fundmi një detaj që Graciano Tagani publikoi na çoi sërish në një situatë dyshuese për vërtetësinë e produksionit.
Në Prim ditën e martë kur u futën banorët e rinj Graciano në një postim në story publikoi një foto të Bjordit i cili pritej të futej në Big Brother.
Për vite me rradhë na është thënë që çdo banorë përpara se të futet në shtëpinë e Big Brother qendron 24h në hotel e më pas merret nga produksioni dhe futet në shtëpinë e famshme.
Mirëpo me rastin e Bjordit nuk ka ndodhur kështu sepse ai gjatë spektaklit të së martës ishte ne shtëpinë e Graciano Taganit i cili ka postuar foton e Bjordit që qëndron pranë televizorit që trasmetohej spektakli live.
Ngrihen dyshime rreth vërtetësisë dhe zbatimi i rregullave të këtij formati me të drejtë. Konkretisht nuk dihet a është Bjordi i preferuar i produksionit që anashkalohen rregullat? Apo ky nuk është rasti i parë?
Gjithësesi çdo gjë ngelet për tu parë. Më poshtë foto e Bjordit para se të futej në shtëpinë e famshme Big Brother Vip Albania 2