Kejvina ka shpërthyer sërish në ofendime ndaj Luizit dhe pas mbarimit të Prime-t të së shtunës.
Duke folur me lot në sy, Kejvina u shpreh se Luizi duhet t’i kërkoi falje familjes së saj dhe më në veçanti babait, për komentet jo etike që këngëtari i tha asaj.
Gjatë një bisede me Armaldon në kuzhinë, modelja u shpreh:
“Ai do i kërkoj falje babait tim, që më ka rritur mua me sakrificë dhe të arrij një copë injoranti të më flasë mua ashtu dhe të më dëgjoj babai im nuk ia lejoj. Do i kërkoj falje familjes time, mua jo. Ai mbase ska rrespekt për njerzit e tij, ama unë po. Hipokrit!Nuk e mendoja kurrë që pas syve jeshil dhe asaj buzëqeshje, fshihet një njeri me errësirë’.
Ndërkohë Armaldo u mundua ta qetësonte disi Kejvinën duke i thënë se ka hyrë në zemrat e të gjithë shqiptarëve me sinqeritetin e treguar, dhe për mënyrën e drejtë të të folurit.



