Këngëtarja kosovare, Kida, ka “tronditur” të gjithë ndjekësit me shumat marramendëse që ka shpenzuar për një veshje. Vetëm një kombinim i saj së fundi, kushton mbi 50 mijë euro, sipas faqes “shqip closet”.
Xhaketa që ka veshur Kida në këtë paraqitje kushton mbi 6 mijë euro dhe është e markës “Louis Vuitton”. Vathët e saj janë të firmës “Cartier” dhe kushtojnë 380 euro, derisa edhe unaza që ka vënë është e po kësaj firme, por që kushton shumë më shtrenjtë, saktësisht 1 mijë e 920 euro.
Në këtë foto, Kida mban edhe një orë “Rolex”, vlera e së cilës sillet mbi 31 mijë euro. Shtrenjtë ka kushtuar edhe çanta e saj e firmës “Hermes Kelly”. Kjo çantë, sipas “shqip closet” kushton 11 mijë euro.
Ndonëse një artiste e re në moshë, Kida është e papërmbajtshme kur vjen puna për paraqitjet e saj. Si një ndër artistet më të paguar, por edhe më të kërkuara, duket se Kida, ia lejon vetes që për një foto të shpenzojë plot rreth 50 mijë euro.