Ngjarjet në Big Brother VIP Albania çdo ditë e më shumë po sjellin dinamika mes banorëve madje disa prej tyre duke kaluar edhe limitet.
Së fundmi, e tilla ka qenë edhe një deklaratë e Amosit për Luizin, i cili në ato momente nuk ishte i pranishëm. Derisa pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin së bashku nuk kanë munguar diskutimet rreth Luizit, që po sulmohet prej ditësh nga pothuajse secili brenda shtëpisë së famshme. Amosi teksa po bisedonte me Kristin iu drejtua duke i thënë “e di se çfarëdo t’i bëja (Luizit)?”, më pas Kristi i kthehet duke e pyetur nëse ‘do ta vriste?’.

Amosi vazhdon duke e shpjeguar atë që do t’i bënte Luizit, e që ishte një torturë për të dhe shprehet se ai e meriton një trajtim të atillë. “Jo nuk do ta vrisja, e di unë çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta dërgoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje dhe pastaj do ta shihje nëse i jep gojës më, nuk po them se do i fusja plumb kokës”, thotë Amos.
Kjo deklaratë dhe disa të tjera po konsiderohen si bullizuese dhe të tepruara të personazhet VIP që këtë vit janë bërë pjesë e BBVA. Kur Luizi të shtunën i shpëtoi i pari nominimit, çka tregon që publiku e ka mbështetur me vota për të mos dalë nga shtëpia. Amos ka qenë një nga banorët që ka reaguar ashpër duke u shprehur se për shqiptarët është e pafalshme që bëjnë hero Luizin.
Amos: Ofendimet dhe mashtrimet më të mëdha janë bërë nga ky person dhe ju vazhdoni e toleroni. Ky njeri është kthyer në hero. Ça po ndodh?! Nuk e kuptoj. Ky njeri vetëm ka sharë, ka manipuluar, është përpjekur të përdorë një sëmundje kaq të rëndë vetëm për të fituar simpatinë e njerëzve, doli që mashtroi dhe tani i shpëtoi nominimit i pari. Ka një gjë që nuk shkon me këtë shoqëri. Po vlerësohen antivlerat në këtë vend. Është e pafalshme, është e turpshme për të gjithë shqiptarët që ky njeri të bëhet hero.



