Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Zemër Luana” ishte aktori i mirënjohur Florjan Binaj.
Libri që vizatoi për të mbajti titullin “Si të bëhemi pa mësues për 6 ditë”, e për këtë vizatim Flori e pati një koment duke e krahasuar sipas tij kështu: “Kanë qenë gjithmonë ato librat e anglishtes në librari “Si ta mësosh anglishten për 6 ditë pa mësues” dhe gjithmonë të tërhiqnin e thoje ‘wow’ se si mund ta mësoje për 6 ditë, ishte një libër i trashë, por asnjë se blinte atë librin se di pse”.



