Saturday, February 14, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk është artiste fare”, Zhaklinës nuk ‘i del inati’ me Oltën

Sot e ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Zhaklina Gjolla. Gazetarja e njohur nuk arriti dot që ta vazhdonte rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse vendosi që të ndërpriste eksperiencën e saj dhe të largohej.
Ajo i ka dhënë një përgjigje edhe pyetjeve dhe komenteve të ndryshme që qarkullojnë në mediat online për të dhe raportin që ajo ka me Olta Gixharin. 

“Gjëra nga më të çuditshmet sidomos këto që më fusin mes motrave. Unë Oltën nuk e njihja fare. Jo nuk kam parë asnjëherë asgjë. Kam parë vetëm një film që luan Kastro Zizo. Nuk e kisha parë kurrë, tani mendoj që nuk është artiste fare që të kuptohemi. Kisha një ide parasysh që e kam dëgjuar kaq shpesh dhe e kam parë gjithandej duhet të ketë një lloj arti brenda vetes por nuk e pashë asgjëkundi. Nuk e urrej por thjesht nuk e duroj dot, thjeshtë nuk e dua vërdallë. Nuk do të ishte kurrë një njeri që unë do ta intervistoja apo do ta ftoja në emisionet e mia”, shprehet Zhaklina.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X