I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, regjisori Eduart Grishaj u pyet nëse “vazhdojnë rekrutimet” për reality show-n.
“Do hyjnë të rinj. A hyn kush? [sepse nuk e dëgjoi pyetjen ‘A hyn Butrinti?’] *nuk përgjigjet* Do hyjnë dhe dy shumë shpejt. Do ketë edhe hyrje të tjera, nuk është se [do ndalojnë]. Dy shumë të fortë dhe interesantë janë gati.”
Që prej javës së kaluar, nisur nga postimet e Butrint Imerit në rrjetet e tij sociale, të gjithë menduan se ai do të surprizonte Kiara Titon në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Mirëpo të martën që lamë pas, Butrinti nuk hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke bërë që të nisnin edhe një herë aludimet.



