Ai është një prej konkurrentëve të rinj që iu bashkua së fundmi shtëpisë së “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për Eni Taren, i cili po tenton të krijojë afrimitet me banorët, duke hapur zemrën edhe për jetën e tij.
Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës, Eni ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkoolizuar. Tashmë, prindërit e tij janë të divorcuar megjithatë, “traumat” i kanë mbetur ende në mendje.



