Modelja e njohur ndau foton e parë të fëmijës të porsalindur.
Ajo tregoi ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë në llogarinë e saj në Instagram me anë një foto të ëmbël familjare, ku fëmijët e saj përqafojnë foshnjën e sapoardhur në jetë. Vajza e saj 6- vjeçare, Luna Simone dhe djali 4-vjeçar, Miles Theodore, e shikojnë me dashuri motrën e tyre të porsalindur, e cila lindi vetëm pak ditë më parë më 13 janar.

Në mbishkrim, modelja shkruan: “Ja ku është! Esti Maxine Stephens – shtëpia po gumëzhin dhe familja jonë nuk mund të ishte më e lumtur. Babai ka lot gëzimi kur sheh Lunën dhe Milesin kaq të mbushur me dashuri, ndërsa zbulova se ju keni ende nevojë për pelena pas një seksioni cezarian! Jemi në një det lumturie. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet – ne i ndjejmë të gjitha! ».
Në një intervistë të mëparshme, bashkëshorti dhe babai John Legend, kishte thënë: “Kemi kaluar mjaftueshëm kohë me fëmijët tanë, Luna dhe Miles, për t’u rritur si prindër dhe jemi gati të sjellim një fëmijë tjetër në këtë jetë.’



