Sunday, February 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Melinda Ademi nuk kursehet kundrejt Taynas: I jap famë nëse e qëlloj, por e di që ke fol keq për mua!

Melinda Ademi ka qenë e ftuar ekskluzivisht në Shqipëri në spektaklin “Zemër Luana”.

Melinda nuk është kursyer të japë mendimin e saj për çdo njeri të showbizit, sidomos për reperët.

Sigurisht si çdo reper që vjen në “Zemër Luana” as ajo nuk i ka shpëtuar lojës “S’më dridhet qerpiku” e njohur ndryshe si “Paintball”, një lojë e krijuar nga vetë Luana që në “Shiko Kush Luan”.

Pyetësori i Melindës ka qenë i ndërtuar në bazë të këngëve të Melindës, ndonëse një ndër pyetjet ka qenë: Cili prej personazheve në tabelë ka thon që Melindën muj e nali?

Tayna, por i jap famë nëse e qëlloj”, ka thënë Melinda duke mos e lënë me kaq, në një tjetër pyetje e ka qëlluar sërish teksa thuhej: Cili prej personazheve VIP në tabelë do i thoje PIKA PIKA “smun mu shty me mue, që nuk krahasohet me ty?

E gjeni dot? Melinda ka qëlluar pikërisht Taynën, e për të mos u ndalur as këtë herë në një tjetër pyetje. Cilit prej personazheve në tabelë që do i thoje QA DIN TI që ka fol keq për ty? Melinda pasi ka qëlluar Taynën për të disatën herë ka thënë: “Tayna ka fol për mua keq në estradë në prapaskena. Mos mendo që si kam ni fjalët, faleminderit për mirëkuptimin”.

Duket se lufta mes Taynës dhe Melindës e cila ka nisur nga disset kundrejt njëra-tjetrës nuk ka për të përfunduar ndonjëherë. Edhe pse kishin rënë në qetësi, duket se historia filloi sërish. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X