E ftuar për herë të parë në një program argëtimi, Melinda Ademi ka emocionuar të gjithë që në fillim të programit.
Artistja përloti me fjalimin e saj duke u bërë zëri i shumë personave që kanë humbur një person mjaft të afërt në jetën e tyre si ajo me humbjen e të ëmës.
Melinda vendosi t’iu drejtojë një mesazh shumë prekës dhe të thotë disa fjalë për të ëmën e ndjerë duke e falenderuar për gjithçka.
“Brenda vetes secili prej nesh mban shumë emocione, gëzime, dhimbje, sene personale, arritje, dështime dhe humbje.. Të gjithë e humbim dikë në një moment të caktuar të jetës! Po në njëfarë mënyre tek ti je tu e kërku në qoshet e zbrazta, ndjen se këto humbje nuk janë asnjëherë të zbrazëta.
Këto fjalë, unë po i them për mamin tim! Mami, faleminderit që e bëre Melindën më të fortë!
Faleminderit që kurrë nuk e lë asnjë vend bosh edhe kur ike! Faleminderit që ma le shpirtin plotë!
Thuaje! Nga njëherë plaga dhemb më pak nëse ke zë për të folur!”, përfundoi këngëtarja me lot në sy duke emocionuar të gjithë në skenë.



