Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon me anë të postimi në Instastory, ka treguar një gotë shampanjë teksa ka falenderuar të gjithë dashamirësit e muzikës së tij që kanë besuar te ai.
Ai na ka zbuluar madje se së shpejti do të publikoj një projekt të ri muzikor, i cili titullohet “Don Xhon Rruga”.
“Kjo është një shenjë falenderimi për të gjithë ju që më keni vlerësuar edhe keni besuar tek unë. “EP” i ka thyer të gjitha statistikat në tregun tonë shqiptar, nuk kam çfarë të shtoj më shumë, faktet e këngët flasin!
‘Don Xhon Rruga’ është gati! Shihemi!”-ka shkruar ai.




