Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur në Instagram duke pulikuar një foto ku duket dora e saj që mban dorën e vogël të një foshnje.

Kësaj foto të ëmbël, ajo i ka bashkëngjitur edhe një këngë mjaft domethënëse, “Mi prendero cura di te”, ku duket se ajo po i jep premtimin të voglit të saj se do të kujdeset gjithmonë për të.



