Monday, February 16, 2026
spot_img

Latest Posts

“Jam ngacmuar nga shokët e bashkëshortit dhe drejtues”/Ish-balerina e njohur bën rrëfimin tronditës

Ish-balerina e njohur dhe aerobistja Linda Kalemi i ka habitur të të gjithë me rrëfimin e saj ku ka zbuluar se është ngacmuar nga shokët dhe drejtues të institucioneve.

Së fundmi Linda ishte e ftuar në “ABC e Mëngjesit” ku nëpërmjet një lidhje ‘Skype’, ajo tregoi se nga këta persona është prekur dhe fizikisht. Sakaq ish-balerina theksoi se në të ardhmen do t’i zbulojë inicialet e tyre pasi ky lloj fenomeni duhet luftuar.

“Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i fëmijëve të mi dhe njëriu më i rëndësishëm. Edhe sot, unë kam thënë në mediat sociale që do t’i nxjerr në të ardhmen me inciale, sepse dua t’i botojë këto në atë mënyrën time. Këto janë fenomene shoqërore dhe unë dua t’i luftojë këto. Edhe unë në fund të jetës jam, kështu që pse mos të shprehem”- tregoi ajo.

“Unë jam viktimë e një drejtuesi të një institucioni, gjë që doli në gjyqin e parë dhe kjo gjë u bë spontane. Vetë vjehrri u detyrua nga gjykata dhe tha po. ‘Mua informacionin negativ ma dha drejtori i Teatrit dhe Operas së Baletit’ dhe tha emrin. Kjo deklaratë është thënë në gjyq, mua nuk më pëlqejnë thashethemet, janë gjëra reale që duhet të ballafaqohen”- tha ndër të tjera Linda.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X