Monday, February 16, 2026
spot_img

Latest Posts

“Të puth Geti shumë” – Vivien emocionohet nga mesazhi që i dërgon Getinjo përmes parashutës

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, u largua nga Big Brother VIP Kosova pak ditë më parë.

Ai kërkoi të dilte nga shtëpia duke thënë se nuk kishte hyrë brenda për çmimin e madh dhe se nuk mund të qëndronte më shumë.

Gjatë asaj kohe, 31-vjeçari krijoi një lidhje dashurie me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano.

Artisti nga Ferizaj së fundmi e ka befasuar të dashurën e tij, ndërkohë që i ka dërguar në mesazh përmes parashutës.

“Të puth Geti shumë”, shkruante në mesazh.

Ish-konkurrentja e “Love Story” nga ana tjetër u gëzua mjaft shumë e në një moment u shfaq e emocionuar me lot në sy.

“Të kam shpirt”, tha ajo.

Ata deri më tani janë çifti i parë i krijuar në BBVK, të cilët kanë shfaqur momente të bukura dhe intime me njëri-tjetrin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X