Nicole Scherzinger i tronditi fansat dhe ndjekësit e saj kur u shfaq me një pamje të re në një video në TikTok.

Këngëtarja dhe kantautorja 44-vjeçare zbuloi se ishte bërë bionde dhe ndjekësit e saj nuk ngurruan që ta krahasonin me Kim Kardashian, ose të paktën me një nga motrat e saj të famshme.

Nicole shfaqi figurën mahnitëse në klipin e shkurtër, i cili u transmetua në mënyrë të përshtatshme në një klip humoristik të dialogut të Reese Ëitherspoon nga “Legally Blonde”. “A argëtohen më shumë biondet”, shkroi ajo.

Shumë nga njerëzit bënë komente duke e krahasuar me yllin e “The Kardashians”. “Përse mendova se ishte Kim”, theksoi një fans. “Më duket si Kim, ose një nga motrat e famshme”. Nicole prej vitesh mbante flokët e zeza dhe tashmë të gjithë ishin mësuar me stilin e saj si zeshkane.
Sidoqoftë, ky ndryshim i yllit të “Pussycat Dolls” u prit jashtëzakonisht mirë me komente pozitive.



