Pasi u duk se konfirmoi romancën me Liberta Spahiun pas disa fotove ku dukeshin shumë të afërt, Flori Mumajesi sërish ka bërë lëmsh rrjetin.
Në një Instastory ai ka publikuar puthjen e famshme me Soni Malaj, teksa në një story të dytë, ka publikuar foto me këtë të fundit.
Nuk e dimë se çfarë ka dashur të shprehë Flori me këto postime të cilat janë kthyer në kryefjalën e thashethemeve.
Flori Mumajesi është ‘dorëzuar’ këtë fundvit, duke publikuar për herë të parë një foto në natën e ndërrimit të viteve me moderatoren Liberta Spaliu.
“Pak tinza, amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe”, shkruante Flori në postimin e tij. Kaq mjaftoi për të konfirmuar atë që prej vitesh të gjithë dinin, lidhjen e çiftit. Nga ana tjetër, Liberta postoi një foto pranë bredhit të Vitit të Ri. “Më falni se pak jemi vonuar! Me foto te bredhi! Pushime të mbara”, shkruan moderatorja. Duket se u duhej ky fundvit që dyshja të publikonte fotot e tyre, vetëm se këtë herë si çift. Natyrisht që mes tyre nuk ka pasur puthje, por këto postime kanë mjaftuar për të zbuluar gjithçka.