Marc Anthony u martua për herë të katërt të shtunën (28 janar) teksa kurorizoi dashurinë me Nadia Ferreira pas një fejese tetë-mujore.

Muzikanti 54-vjeçar dhe ish-konkurrentja “Miss Universe” 23 vjeç organizuan një ceremoni të mrekullueshme dhe të mbushur me yje në Muzeun e Artit Perez në Miami.

Në dasmë nuk morën pjesë ish-bashkëshortja e tij Jennifer Lopez, bashkëshorti i saj i ri Ben Affleck, e as binjakët 14-vjeçar të çiftit Emme dhe Max.
Raportimet vunë në dukje gjithashtu se kryebashkiaku i Majamit, Francis X. Suarez veproi si zyrtari i dasmës për mbrëmjen, ku morën pjesë njerëz si Maluma, David Beckham dhe Romeo Santos.

Nusja kishte veshur një fustan nga “Galia Lahav”, ndërsa dhëndri ishte veshur me kostum nga “Christian Dior”.



