Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Dyshja që janë prindër të një djali konfirmuan ndarjen pasi në media filloi të qarkullonte lajmi.
Por ndonëse të ndarë ata duket se ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.
Këtë na bën të kuptojmë edhe fakti që për ditëlindjen e të birit Fatma nuk e ka lënë anash as Alfion.
Në Insastory, moderatorja ndau disa foto ndër vite me të voglin e saj, ndër to edhe një ku duket në kopertinën e një reviste së bashku me Alfion dhe djalin e tyre.

Krahas disa fotove nga festa e ditëlindjes Fatma shkruan: “Biri im, nëse zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë.”

“Nuk do t’i harroj kurrë të qeshurat, fjalët e para dhe hapat e parë. 1095 ditë më parë lindi një princ. Sot rritet nje mbret i vogel! Gëzuar ditëlindjen zemra ime e vogel e kuqe Noah!”-shkruan Alfio në urimin e tij.




