E ftuar te “Zemër Luana” Monika Kryemadhi ka qenë mjaft sportive dhe është përshtatur mjaft mirë me të gjitha sfidat.
E vendosur përballë një sfide personale, deputetja zbuloi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga figurat më të përfolura, si miq, por edhe kundërshtarë të saj politikë. Ajo duhet të vendoste fotot e personazheve sipas lules që ajo mendonte se u përshtatej, duke qenë e apasionuar pas kopshtarisë.
Teksa u shfaq fotoja e kundërshtares së saj në politikë, Grida Duma, Monika zgjodhi ta vendoste tek lulja “Manushaqe”, duke e komentuar se, si lulja e cila përballon çdo stinë; njëjtë e fortë është edhe Grida.



