Monday, February 16, 2026
spot_img

Latest Posts

“Vajza më ka shpëtuar”, Ema Andrea bën rrëfimin tronditës: Kam menduar vetëvrasjen

Aktorja e njohur Ema Andrea ka bërë një rrëfim tronditës e ftuar në “Se luan topi”, ku ka treguar momentin më të vështirë të jetës së saj. Gjatë rrëfimit Ema tregoi se ndihej e përjashtuar dhe e shfrytëzuar nga njerëzit që e rrethonin, ndaj mendimet e errëta mund të ishin kthyer në një veprim fatal për jetën e saj.

“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola. Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët. Dhe nuk ia fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shfrytëzuar në momentet e mia të dobëta”, ttha aktorja duke treguar më tej se vajza e saj Sara e ka shpëtuar.

“Mua më ka shpëtuar ime bijë dhe procesimin e gjatë për me e dashtë jetën e ka bërë kjo shfaqje (PSIKOZË N’4:48) dhe sidomos suksesi i kësaj shfaqjeje në arenën ndërkombëtare. Ishte një mendim afër veprimit. Ka qenë punë 10 minutash që do ta kthenin mendimin në veprim. Ishte Sara, që hapi derën, dhe tha ‘Mami, pse nuk po fle?’ E ka dërguar natyrisht një engjëll, diçka më e madhe se unë. Është një moment që të duket sikur do kapësh një dritë tjetër, është shumë i rrezikshëm. Uroj dhe këshilloj që njerëzit t’u rrinë pranë njerëzve të tyre, t’i kuptojnë më mirë, se askush nuk i gjen dot arsyet e vërteta; është zonë shumë e errët, të cilën ne mund ta luftojmë duke mos i lënë njerëzit tanë vetëm”, përfundoi Ema.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X