Monday, February 16, 2026
spot_img

Latest Posts

Klipi i ri i Sam Smith ngjall reagime të shumta për pamje të pacensurara dhe pornografike

Sam Smith ka nxitur një valë reagimesh për kërcimin e ‘hiper-seksualizuar’ në klipin e tij të ri me kritikët që argumentojnë se po ‘normalizon pornografinë’ në kulturën pop – por fansat pretendojnë se është ‘fuqizuese’.

Videoja ‘e zhurmshme’ për këngën e re të këngëtarit me titull “I’m Not Here To Make Friends” ka çuar në një debat nëse duhet të jetë i kufizuar nga mosha në platforma të tilla si YouTube për shkak të përmbajtjes së supozuar eksplicite, shkruan DailyMail.

Klipi tregon se si Sam arrin në një kështjellë me një helikopter përpara se të kërcejë së bashku me një numër të madh interpretuesish të veshur me korse, shami dhe xhufka me thithka të zbuluara. Një shatërvan me ujë shihet gjithashtu duke u spërkatur në gojën e këngëtarit britanik.

Por duke u shfaqur në emisionin “Good Morning Britain” të ITV-së, gazetarja Alex Phillips tha se klipi ishte ‘i pashëndetshëm’ për shoqërinë, duke shtuar se videoja muzikore barazohej me ‘pornografi ekstreme të fortë’ në disa pjesë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X